Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në Debat Përnime te Jeta Xharra, tha se në mandatin e tij të parë jo vetëm që e ka përgjysmuar borxhin e trashëguar prej 24 milionë eurosh, por edhe ka ndërtuar rrugë dhe projekte të shumta, përfshirë edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e kundërkandidatit të tij, Bajram Rexhepi.
“Edhe kundërkandidati im e di se sa është punuar në Tetovë. Edhe ai e di se unë po ja ndërtoj edhe rrugën për fshatin Sellcë dhe shkollën në fshatin Sellcë që është fshati i tij”, tha Kasami.