Pas humbjes së nënës, Meda e Lulja rikthehen në publik në një dasmë

Pas një periudhe të vështirë pas humbjes së nënës, këngëtari Meda është shfaqur sërish në publik, në një dasmë ku ishte i pranishëm bashkë me bashkëshorten, Lulen.

Dyshja janë parë në formë të mirë dhe me buzëqeshje, duke treguar se po e përballojnë me forcë periudhën e dhimbshme, shkruan “Kosovarja”.

Në eveniment, çifti është shfaqur i kuruar dhe me energji pozitive, duke u rikthyer pas një kohe të gjatë mungese në aktivitete shoqërore.


Pamjet nga dasma kanë treguar një Medë të qetë e të kthyer në rutinën e përditshme.