Zajmina Vasjari shfaqet me syze, por ruan pamjen joshëse

Zajmina Vasjari, dikur një nga këngëtaret më të komentuara të showbizit shqiptar, prej vitesh është larguar nga muzika dhe jeta publike.

Së fundi, ajo është shfaqur në një paraqitje të re, me syze dioptrike dhe një stil që kujton një mësuese elegante, por pa humbur sensualitetin që e ka karakterizuar gjithmonë.

Në fotografinë e publikuar, Vasjari shihet me një dekolte të hapur, duke kombinuar seriozitetin me hijeshinë, shkruan “Kosovarja”.


Edhe pse është distancuar nga skena, ajo vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjet e saj të rralla, por të kuruara në detaje.