Moderatorja Marina Vjollca ka befasuar ndjekësit ditën e sotme, duke publikuar për herë të parë një foto ku shfaqet qartë vajza e saj, Marget.
Marina dhe këngëtari Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në vitin 2021, kur erdhi në jetë e vogla e tyre, të cilën e emëruan Marget, shkruan “Kosovarja”.
Deri më tani, ata kishin zgjedhur ta mbanin larg vëmendjes së publikut portretin e saj, ndaj postimi i sotëm ka marrë shumë reagime pozitive dhe emocionale nga fansat.
Ky postim i rrallë nga Marina ka emocionuar ndjekësit, të cilët kanë vërshuar me komente dashamirëse dhe urime për vogëlushen Marget.