Egli Tako shfaqet pranë këtij mashkulli të njohur

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako ka ndarë së fundmi një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë këngëtarit të njohur Angjelo Koci.

Dyshja kanë zbuluar se sot do të publikojnë këngën e tyre më të re, duke i emocionuar fansat me këtë bashkëpunim të papritur, shkruan “Kosovarja”.


Nga postimet e tyre duket se janë mjaft entuziastë për mënyrën se si do të pritet projekti muzikor nga publiku.