Basha falënderon deputetët që votuan Rashiqin nënkryetar: Kuvendi të vazhdojë punën

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha është deklaruar pas konstituimit zyrtar të Parlamentit.

Procesin e funksionalizimit të këtij organi, Basha e quajti si procedurë të rregullt dhe të mirë, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Basha ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan Nenaq Rashiqin si nënkryetar të pestë të Kuvendit,nga radhët e komunitetit serb.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi zgjedhur nënkryetarin e fundit, dhe rrjedhimisht kemi konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili ka filluar më 15 prill, ku janë bërë gati gjashtë muaj”.

“Mendoj se ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë, gjithçka ka shku mirë dhe për pasojë unë jam këtu për t’i falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të cilët kanë mundësuar votimin e nënkryetarit të pestë dhe tani e tutje Kuvendi mund ta vazhdojë punën e vet”, u shpreh i pari i Kuvendit.