Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026
Dardanët dhe Sllovenët do të ballafaqohen në “Fadil Vokrri”, duel ky që premton një ndeshje të forte pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët dhe Sllovenët do të ballafaqohen në “Fadil Vokrri”, duel ky që premton një ndeshje të forte pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Franco Foda, ka thënë se përballja me Slloveninë do të jetë një ndeshje e fort, por ai beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë tri pikët.
“Sllovenia është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda.
Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer”, ka thekuar Foda.
Ndërkaq, përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, thotë se pret një ndeshje të fortë fizike dhe me shumë duele, duke theksuar se ekipi i tij duhet të tregojë përqendrim maksimal për të shmangur surprizat.
“Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt”, ka thënë Kek.
Ndeshja Kosovë – Slloveni fillon në orën 20:45.