Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës tre ditë më parë.
Raportohet se Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Baunsh Koxhaj janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’. Seanca u zhvillua sot nga gjyqtarja Marinela Osmani.
Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.
Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë.
Ndërsa punonjësi i sigurisë dëshmoi se ka qenë i sëmurë dhe se ka lajmëruar kancelaren se nuk ndihet mirë.
“Kam qenë i sëmurë para se të kalonin palët në skaner. Unë kam lajmëruare dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelaria më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësua”, ka dëshmuar Banush Koxhaj.