Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pas zgjedhjeve lokale do të shqyrtohet mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por siç theksoi ai, një vendim i tillë nuk do të udhëhiqet nga interesi politik, por nga interesi i shtetit.
“Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël valësh të intensifikuara investimesh dhe kushdo që e ndjek politikën do të thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të kenë fitore të fortë, më të fortë se ajo e vitit 2021. Të paktën kështu thonë ata, dhe është logjike të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar”, tha sot Mickoski në Forumin e Biznesit në Strumicë, në të cilin morën pjesë biznesmenë nga rajoni si dhe ministra nga kabineti qeveritar.
“Nëse atë e shohim si një vendim politik, do të isha dakord, por nëse e shohim nga një logjikë shtetërore, atëherë mendojmë ndryshe. Ne duam ta vendosim shtetin dhe interesat e biznesmenëve në radhë të parë, në mënyrë që të keni të ardhme të parashikueshme, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni dhe vetëm atëherë përpiqemi të vendosim interesin tonë politik në radhë të parë. Por, do të shohim. Le të ndodhin gjërat së pari, si dhe pastaj do të marrim vendime”, theksoi Mickoski.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor.