Sulm me kallash në Kumanovë, plagoset mjeku Zekirija Shahini

Pulmologu nga Likova, Zekirija Shahini ka qenë cak i një atentati sot në Kumanovë. Ndaj tij kanë shtënë dy persona me pistoleta. Identiteti i tyre nuk dihet për shkak se mësohet që kanë pasur të vendosura maska. Gjendja e tij shëndetësore është e stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Zekirija Shahini nga fshati Sllupçan i punësuar në Klinikën e Pulmoloigjisë. Me ndihmën e par është dërguar në Spitalin e Qytetit” , njoftojnë nga SPB Kumanovë.

Motivet e atentatit nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka formuar disa pista hetimi me qëllim identifikimin e personave. Zekirija Shahini aktualisht ndodhet në garë për kryetarë këshilli në Kuvendin komunal të Likovës. Është i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, ndërsa në vitin 2001 ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. /Alsat.mk