Bartësi i listës për këshillin komunal të Terovës, Albi Qamilit vazhdon takimet me qytetarët, këtë herë në lagjen Cetinskë, ku u prit me shumë entuziazëm nga banorët e zonës.
“Sot në lagjen Cetinskë, së bashku me ekipin tonë me të rinj plot energji dhe besim, ndamë me qytetarët idetë dhe vizionin tonë për një Tetovë që ecën përpara me hapa të sigurt,” tha Qamili pas takimit.
Ai theksoi se çdo takim me qytetarët po e forcon përkushtimin e ekipit për të vazhduar punën me vendosmëri:
“Çdo bisedë, çdo dorështrëngim dhe çdo buzëqeshje na jep forcë që ta vazhdojmë këtë rrugë me përkushtim edhe më të madh.”
Sipas Qamilit, entuziazmi dhe pjesëmarrja e të rinjve në këto takime janë dëshmi e gjallë se Tetova po ndryshon.
“🔥 Entuziazmi në Cetinskë ishte i jashtëzakonshëm. Tetova po ndryshon, dhe ne jemi gjenerata që nuk ndalet për ta vazhduar këtë realitet! Tet❤️va s’ndalet!” – përfundoi ai.