Moderatori i njohur Shpëtim Desku vazhdon të jetë aktiv në media, duke mbajtur vëmendjen e publikut edhe jashtë studios.
Në paraqitjen e tij të fundit, ai ka tërhequr mijëra reagime në rrjet, për shkak të një ndryshimi të dukshëm në pamje, shkruan “Kosovarja”.
Desku shihet se ka kryer një mbjellje flokësh, dhe ndjekësit nuk kanë nguruar ta komplimentojnë, duke thënë se ky stil i ri i shkon shumë.