“Dashuri e pastër”, Kastro Zizo publikon imazhin me djalin në duar

Këngëtari dhe producenti i njohur shqiptar, Kastro Zizo, së fundmi ka njoftuar se ka ardhur në jetë djali i tij të cilin e ka pagëzuar me emrin Dante.

Lindja e partneres së tij, Sara ka shkuar mjaft mirë dhe të dy, foshnja dhe nëna gëzojnë tani shëndet të plotë.

Tani Kastro nuk po mund të ndalet së shijuari edhe njëherë atësinë dhe e ka publikuar një foto me foshnjen në duar.

“Dashuri e pastër”, ka shkruar këngëtari pranë postimit.

Përveç Dantes, Kastro është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë: Dankan dhe Nia nga lidhja e tij paraprake.