Marina izraelite ka ndalur anije që transportonin ndihma për në Gaza, dhe njëkohësisht ka ndaluar aktivistët në bord, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se disa anije që janë pjesë e Flotiljes Globale Sumud (GSF) ishin “ndaluar në mënyrë të sigurt” dhe se ata që ishin në bord po transferoheshin në një port izraelit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ministria shtoi se marina u kishte thënë anijeve të ndryshonin kursin ndërsa po “i afroheshin një zone aktive luftimi”.
GSF e përshkroi ndalimin si “të paligjshëm” dhe “jo një akt mbrojtjeje”, por “një akt të paturp dëshpërimi”.