Buta pas daljes nga burgu shfaqet pranë vajzës

Reperi i njohur shqiptar, Buta, është liruar ditën e sotme nga paraburgimi pas disa javësh qëndrimi në qeli.

Menjëherë sapo ka lënë paraburgimin, Buta ka ndarë në Instagram një moment të ndjerë me vajzën e tij, duke treguar se hapi i parë pas lirisë ishte rikthimi pranë familjes.

Në imazhin e postuar, reperi shfaqet i përqendruar tek e bija, një gjest që ka emocionuar ndjekësit e tij.