Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij z. Fatih Ulusoy.
Pas takimit, Limani u shpreh se ishte një nder dhe kënaqësi të mirëpriste ambasadorin Ulusoy, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve.
“Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy. Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia,” deklaroi kryetari Limani.