Përleshje mes disa personave në Ferizaj, tentohet të përdoret edhe arma e zjarrit

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Ferizaj, ku është tentuar të përdoret edhe arma e zjarrit.

Policia ka bërë të ditur se arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe një leje për poligon janë konfiskuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes, njeri nga të dyshuarit ka ekspozuar edhe një armë zjarri duke u drejtuar viktimave”.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me katër fishekë dhe një leje per poligon janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.