Klinika Infektive: Dy pacientë në gjendje më të rëndë, njëri nga ta në gjendje kritike

Dy pacientë të cilët po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, njëri është në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë hospitalizuar 11 raste, prej tyre tetë raste janë të infektuar me Covid-19.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:

• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Siç thuhet në njoftim, sot lirohet një pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për dy raste priten rezultatet.