Lansimi i parë i raketës me ekuipazh njerëzor pas nëntë viteve nga territori i SHBA-së

Dy astronautët, të cilët të mërkurën e ardhshme do të fluturojnë për herë të parë me raketën “Falkon 9” të kompanisë private SpejsIks, mbërritën dje në Qendrën Hapsinore “Kenedi” në
Floridë.
Pilotët për testim të NASA-s, Dag Harli dhe Ben Benken janë planifikuar të mërkurën të fluturojnë drejt Stacionit hapsinor ndërkombëtar, në lansimin e parë të njeriut në hapësirë nga territori i SHBA-s pas gati një dekade.
NASA ka mbyllur programin e saj për dërgimin e njerëzve në orbitë me fluturimin e fundit të anijes kozmike “Atlantis” në korrik të vitit 2011 dhe deri tani ka përdorur shërbimet e programit hapësinor të Rusisë. Të dy astronautët do të fluturojnë nga e njëjta platformë, prej ku fluturoi anija kozmike nëntë vite
më parë.
Ndërkohë, programin e NASA-s e morën përsipër operatorët privatë, si SpejsIks dhe Boeing. Boeing pritet të lansoj astronautët e parë në vitin 2021.