Shpërthim me tritol në një banesë në Lushnje

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Sh.Gj, nënës së K.Gj, e njohur si e dashura e L.H, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit. /Tch/