Luiz Ejlli jep lajmin: “Familja Ejlli shtohet me një vajzë”

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë një video të veçantë me ndjekësit e tij.

Ai ka treguar se ka blerë një dhuratë për të bijën, Lunën, ku shihet një kukull lodër ‘frozen’, shkruan “Kosovarja”.

E për këtë këngëtari është shprehur se “Familja Ejlli është shtuar me një anëtar tjetër, nuk është djalë, por vajzë dhe e ka emrin Elsa”

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar me komente pozitive.