Annie Lennox e diagnostikuar me ADHD: Nuk është e lehtë të jetosh me të, por është gjithashtu një superfuqi

Muzikantja skoceze Annie Lennox ka zbuluar se është diagnostikuar me Çrregullim të Hiperaktivitetit dhe Mungesë Vëmendjeje (ADHD) dhe gjithashtu ka folur për neurodivergjencën e saj.

Ky term përdoret kur truri i dikujt funksionon ndryshe nga ajo që konsiderohet tipike. Disa gjendje neurodivergjente përfshijnë disleksinë (vështirësi në lexim), dispaksinë (çrregullim të koordinimit zhvillimor) dhe çrregullime të spektrit të autizmit.

Njerëzit me ADHD mund të kenë vështirësi në përqendrim, në kryerjen e detyrave dhe në shpërqendrimin e vëmendjes. Lennox deklaroi gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Woman’s Hour”:

“Jam shumë e folur, vëzhgoj gjërat dhe jam shumë e ndjeshme. Zbulova se në fakt jam paksa neurodivergjente. Më është shpjeguar shumë se si funksionon mendja ime dhe mendjet e njerëzve të tjerë me ADHD. Nuk është e lehtë të jetosh me të, por është gjithashtu një superfuqi. Mendoj se sjell shkëlqim. Nuk po them se jam e shkëlqyer, por do ta pranoj!”.

Ajo shtoi se e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke u përpjekur për shkëlqim në muzikë, tekste dhe gjithçka tjetër që lidhet me këto gjëra, dhe se kjo kuriozitet e ka çuar aty ku është sot.