Bora Zemani prek me fjalët për humbjen e vëllait të Gjestit gjatë emisionit

Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi i njohur si “Gjesti” humbi të premtën vëllain e tij në një aksidenti të rëndë në Pejë.

Lajmi tronditës ka prekur shumë figura publike, të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale. Ndër ta, edhe moderatorja Bora Zemani, e cila në hapje të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka përcjellë një mesazh prekës për këngëtarin dhe familjen e tij.

“Një tjetër lajm tragjik dhe i trishtë që na ka prekur të gjithëve. Këtë herë, aksidenti ka ndodhur në Kosovë, ku ka humbur jetën një djalë i ri. Ai quhej Eldion dhe ishte vëllai i vogël i Gjestit, fituesit të ‘Big Brother VIP Albania 4’. Në emër të gjithë stafit të Top Channel, duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe urojmë që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe,” u shpreh Bora mes emocioneve dhe dhimbjes.