Ahmeti: Më 19 tetor votojmë ose për krenarinë ose për argatë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të mbrojtur dinjitetin e tyre.

Ai tha se këto zgjedhje lokale janë mes dy opsioneve, ose votojmë për të kthyer krenarinë ose për të qenë argatë e hyzmeqarë.

“Më 19 tetor votojmë ose për krenarinë ose për argatë”, tha Ahmeti, njofton Top24.