Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po i shijon ditët e para të pushimeve me vogëlushin e saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, janë bërë prindër disa muaj më parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Daskan, shkruan “Kosovarja”.
Për herë të parë si prindër, çifti kanë vendosur të kalojnë disa ditë larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme, duke iu përkushtuar njëri-tjetrit dhe familjes së tyre të re.
Dafina ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet Kreshniku teksa e mbanë djalin, duke e shoqëruar me mbishkrimin prekës “Djemtë e mi”.