Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna është bërë sërish nënë.

Këngëtarja dhe partneri i saj, ASAP Rocky, kanë mirëpritur një vajzë më 13 shtator, të cilën e kanë quajtur Rocki Irish Mayers.

Lajmin e gëzueshëm e ndau në Instagram me një foto të ëmbël, ku mban në krah të porsalindurën dhe pranë saj duken një palë doreza rozë boksi.

Postimi mori menjëherë urime e komente, duke mbledhur mbi pesë milionë pëlqime brenda dy orësh.

Ky është fëmija i tretë për çiftin, pasi ata tashmë janë prindër të dy djemve, Riot dhe RZA.

Rihanna kishte zbuluar shtatzëninë e saj në Met Gala këtë vit, ndërsa më parë kishte bërë bujë edhe në Super Boël 2023 kur doli në skenë me barkun e rrumbullakosur.

37-vjeçarja, e njohur edhe si një biznesmene e suksesshme, ka ndërtuar një perandori me ‘Fenty Beauty’ dhe linjën e saj të të brendshmeve, duke arritur statusin e miliarderes.

Ardhja në jetë e Rockit vjen pak kohë pasi ASAP u shpall i pafajshëm në një proces gjyqësor si dhe pas shënimit të 20-vjetorit të debutimit të saj muzikor.