Noizy vazhdon thumbat ndaj Mozzikut, publikon një fotografi të orës luksoze ‘Richard Mille’

Thumbat mes dy reperëve të njohur shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, nuk kanë të ndalur.

Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me një orë luksoze në dorë, e cila u përfol gjerësisht në rrjete sociale për autenticitetin e saj, reagimi i Noizyt nuk vonoi.

Reperi nga Durrësi këtë herë publikoi në Instastory një imazh të një ore “Richard Mille”, markë që konsiderohet ndër më prestigjiozet dhe më të shtrenjtat në botë.

 Foto: Mozzik/InstaStory

Postimi u pa gjerësisht si një përgjigje ndaj Mozzik, duke ironizuar polemikat se ora e këtij të fundit mund të mos ishte origjinale.

Ora e postuar prej tij kap vlerën mbi 380 mijë euro, sipas të dhënave të markës, gjë që shtoi më shumë reagime në rrjete sociale.

Përplasjet mes dy artistëve kanë qenë të shpeshta në të kaluarën, dhe ky episod i fundit vetëm sa ka shtuar zërat për rivalitetin e tyre të vazhdueshëm në skenën muzikore shqiptare.