Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se “njohja e shtetit palestinez sot është e vetmja mënyrë për të ofruar një zgjidhje politike për një situatë që duhet të ndalet”.
Franca pritet të njohë shtetin palestinez në një konferencë të OKB-së të hënën.
Ai i ka thënë CBS News, se njohja është fillimi i një procesi politik, duke shtuar se menjëherë pas kësaj ai pret një armëpushim, lirimin e të gjithë pengjeve dhe rikthimin e ndihmës humanitare që arrin në Gazë.
Macroni gjithashtu ka thënë se thirrja e tij për njohjen e një shteti palestinez dhe kundërshtimet e tij ndaj luftës së vazhdueshme në Gazë nuk janë antisemite.
Në intervistë, Macroni gjithashtu ka përmendur faktin që ambasadori i SHBA-së në Francë, Charles Kushner – djali i të cilit është i martuar me vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka e ka akuzuar publikisht atë se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin në Francë.
Në gusht, Kushner ka thënë gjithashtu se qëndrimi i politikës së jashtme të Francës ishte i ngjashëm me incidentet e brendshme të dhunës kundër popullit hebre në Francë.