Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pjesëmarrja e parë e një presidenti sirian që nga viti 1967.
Sharaa – një ish-lider i al-Kaedas, i cili dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e tij – shënoi një fitore të madhe diplomatike në maj kur fitoi njohjen nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në një takim në Riad, shkruan Reuters.
SHBA-të më pas hoqi shumicën e sanksioneve ndaj Sirisë dhe administrata Trump ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Sharaas për të bashkuar dhe stabilizuar vendin.
Raportohet se Sharaa do të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila hap sesionin e saj të 80-të të martën.
Sharaa do t’i japë fund kështu mungesës së Sirisë në OKB, e cila u iniciua nga izolimi për shkak të luftës civile.
Nga ana tjetër, në lidhje me ish-presidentët Hafez dhe Bashar al-Assad, të cilët u përfaqësuan në OKB nga ministrat e jashtëm, Sharaa vendosi t’i japë fund kësaj praktike.