Njohja e Palestinës si shtet, kthesë historike për çështjen palestineze?

Një kthesë historike për çështjen palestineze ndodhi të dielën e 21 shtatorit.

Për herë të parë, tre nga aleatët më të afërt të Izraelit, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Australia kanë njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, transmeton Klankosova.tv.

Tani, numri i shteteve që kanë njohur Palestinën, shkon mbi 150, me Portugalinë që e njohu shtetin mbrëmë vonë.

Gazetari Enis Reçiqa thotë se gjatë ditës së sotme, edhe Franca ka njoftuar se do ta njohë Palestinën si shtet.

Njohësi i Lindjes së Mesme, Avni Çakmaku thotë se njohjet nuk janë veprime konstituive, dhe që sipas tij njohja e një grupi shoqëror, legjitimon veprimtarinë e një shteti.

Megjithëse, sipas Ita Ganit, shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, thotë se vendi ku jeton ajo u bombardua të dielën nga Hamasi, derisa kundërshton vendimet e shteteve që vendosën ta njohin Palestinën si shtet.