Në një ditë të qetë të dielës, Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për komunën e Çairit, vizitoi Çarshinë e Çairit, ku takoi qytetarë dhe artistë të njohur, duke përjetuar atmosferën unike të këtij vendi historik.
Në mes të kalldrëmeve dhe dyqaneve me dyer druri, ai takoi profesorin dhe piktorin Imer Bajrami, i cili për dekada ka dokumentuar jetën dhe shpirtin e Çarshisë përmes artit të tij. Me brushën në dorë, profesori krijon një “melodi të fshehtë” që kap esencën e Çarshisë, duke e kthyer atë në një simbol të pasurisë kulturore dhe shpirtërore të qytetit.
“Çarshia nuk është thjesht vend tregtie, por një tempull i shpirtit, ku arti, historia dhe jeta e përditshme bashkohen,” u shpreh Mexhiti, duke falënderuar qytetin për magjinë që ai ofron çdo ditë dhe për nderin të shërbejë komunitetin. (INA)