Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, kapet me drogë

Më 19.09.2025, në orën 05:50, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, oficerët e policisë arrestuan N.M.T. (39) nga Gjermania, i cili drejtonte një automjet “Renault Clio” me targa gjermane. Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të bagazhit personal, tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhuri e bardhë, materie ngjyrë kafe në formë gungash dhe marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.