ShowBiz Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të ndodhë më shpejt...

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të ndodhë më shpejt seç pritej

Taylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se tashmë janë duke planifikuar dasmën e tyre, e cila mund të jetë shumë afër.

Një burim i tha revistës Us Weekly të premten se, edhe pse “ende është në fazat shumë të hershme të planifikimit”, dasma shumë e përfolur e çiftit “ka shumë gjasa të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm”.

Burimi shtoi gjithashtu se “ende nuk është caktuar një vend apo lokacion,” megjithëse një burim tjetër i tha më herët këtë muaj Page Six se çifti planifikon të martohet në Rhode Island, ku këngëtarja zotëron një rezidencë.