Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë qëndrimit në Britani të Madhe është pyetur për deklaratën e tij se e ka zhgënjyer presidenti rus, Vladimir Putin.“Po, më ka zhgënjyer”, u përgjigj ai, duke riafirmuar qëndrimin e tij.
“Ai po vret shumë njerëz dhe, për të qenë i sinqertë, po humb më shumë njerëz sesa po vret – ushtarët rusë po vriten në një ritëm më të lartë se ushtarët ukrainas”, deklaroi lideri amerikan, raporton skynews.Trump përsërit pretendimin se lufta nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte president i SHBA-së në vitin 2022.
Rajon-Botë Trump: Ushtarët rusë po vriten në një shkallë më të lartë se...