Mickoski: Kemi mbi 20 padi për funksionarë të BDI-së, ata janë në liri sepse për këtë vendos gjykata dhe prokuroria

Kryeministri i vendit i pyetur rreth rejtingut të BDI-së, gjegjësisht për atë që ai dhe partia e tij në një far forme po e rritin rejtingun e BDI-së, u përgjigj i prerë se ai ka në dorë vetëm rejtingun e partisë së tij VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që merret me BDI-në sepse kjo parti për plot 22 vite ishte në pushtet dhe gjithmonë kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, nuk mund të anashkalohen funksionarët e lartë të saj, shkruan Alsat.

“Pse po ja rritni rejtingun BDI-së?

“Në çfarë kuptimi. Unë rejtingun e vetëm që mund ta rriti është i VMRO-DPMNE-së. Ne akuzojmë BDI-në sepse ajo parti ishte plot 22 vite në pushtet. Deklaratat e mija që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin ndërlidhen ngushtë me zyrtarë të lartë të BDI-së, dhe në rast se këtu shihni rritje të rejtingut…Në rast se ju mendoni se unë e rriti rejtingun e BDI-së, atëherë mund të them se ne në mënyra të ndryshme e shohim politikën. Deri tani kemi mbi 20 padi penale ndaj funksionarëve të BDI-së. Ndërsa pse ata akoma janë në liri, për këtë vendos gjykata dhe prokuroria. Unë kam thënë se BDI-ja do të jetë në opozitë dhe ja tanimë 15 muaj ata janë në opozitë”, tha Mickoski.