Andonovski: Nuk guxojmë të lejojmë që IA të tejkalojë aftësitë tona për manaxhim, duhet të formohet kuadër ligjor

“Inteligjenca artificiale është teknologji revolucionare me potencial që t’i transformojë ekonomitë dhe shoqëritë. Por, nuk guxojmë të lejojmë që shpejtësia e saj e zhvillmit ta tejkalojë aftësinë tonë për menaxhim të përgjegjshëm”, theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në panel-diskutimin e sotëm me temë “Inteligjenca artificiale -revolucion, apokalips ose zhgënjim i madh?”, në kuadër të Impakt samitit që këtë javë mbahet nbë Bukuresht, Rumani.

Andonovski, në fjalimin e tij, foli për rëndësinë e zhvillimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, me këtë rast duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për ndërtimin e një kuadri ligjor, etik dhe teknologjik për përdorimin e sigurt dhe gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale në sektorin publik.