Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka dalë me premtim për pensionistët.
Me ardhjen e tij në krye të Komunës së Sarajit, Elmazi premton se do t’u mundësojë ekskurzion falas pensionistëve.
“Ekskursion falas për pensionistët e Sarajit!
Një hap i vogël për t’ua kthyer atyre respektin dhe kujdesin që meritojnë. Është një akt mirënjohjeje për gjeneratat që ndërtuan komunën tonë”, premton Elmazi.