Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se ka dyshime të mëdha se shumica e zjarreve që janë shkaktuar këtë vit, janë shkaktuar qëllimisht, përcjell TV21.
“Perceptimi im personal, dhe qëndroj prapa kësaj, është se bëhet fjalë për sulm hibrid ndaj qeverisë. Ne jemi të sulmuar, me zjarre! Këtë verë shumë nga zjarret janë shkaktuar qëllimisht, këtë e kemi thënë, por kuptohet…kur flasim për ndezje, po, flasim për njerëz. Kemi…zjarri më i tmerrshëm në Jasen ka ndodhur nga vetëtima, këtë e kemi publikuar, nuk kemi fajësuar njerëz, mendoj nuk e kemi hedhur fajin. Por për shumë zjarre kemi gjetur dëshmi, edhe pse vështir sigurohen dëshmi që do të mbanin në gjykatë sepse dëshmitë digjen bashkë me zjarrin. Por në një rast, kur publikova fotografi nga rreth 30 goma të automjeteve, ata nuk u vendosën grumbull për t’u djegur mbi barë. Është një nga metodat që përdoret. Goma lyhet me benzinë, digjet dhe lëshohet të lëviz në luginë, hyn në mal dhe godet në drurin e parë, të dytin dhe diku ndalon dhe vazhdon me zjarr, por djeg gjithçka pas”, tha Angellov.