Rama takon banorët në “Shtëpinë e të Moshuarve”: Kemi shtuar staf të ri, është intervenuar edhe në oborr e hapësirat e brendshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar të moshuarit në “Shtëpinë e të Moshuarve” në kryeqytet.

Rama ka thënë se në këtë shtëpi, kanë shtuar staf të ri, duke rritur përkujdesjen për të moshuarit.

“I lumtur që në ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ n’Kryeqytet, kemi arrit me i shtu kapacitetet me staf të ri. Mjeke, infermiere, punëtorë kujdesi, staf administrativ e teknik që me zemër janë çdo ditë pranë të moshuarve tanë”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit ka thënë se kanë intervenuar edhe me punime në oborr e hapësirat e brendshme të “Shtëpisë së Pleqve”

“Është intervenu edhe në ambientet e brendshme dhe në oborr që kjo shtëpi të jetë jo vetëm vend kujdesi, por edhe një hapësirë për shoqëri, qetësi e jetë të dinjitetshme për secilin”, ka shkruar Përparim Rama.

Ai ka falënderuar të moshuarit për pritjen.