Policia një personi i gjen substanca narkotike, pas bastisjes në shtëpinë e tij gjenden mbi edhe 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore në një pikë kontrolli në Gjakovë ka ndaluar një motoçikletë që drejtohej nga një person i dyshuar dhe të njëjtit i janë gjetur substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, të premten në ora 20:15.

“Njësia policore në pikë kontrolli ka ndaluar një motoçikletë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 12.82 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 258.46 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 6.82 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, katër peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë dhe një lugë e vogël që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen e substancës narkotike.

Po ashtu, në cilësi të provave është sekuestruar edhe motoçikleta, një telefon celular, para kesh 10.935 euro, 10 franga dhe 2000 lekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.