Të reshura të mëdha të shiut dhe breshrit janë shënuar sonte në tërë territorin e Kosovës
Breshëri shpesh ka qenë i madh sa një ve dhe të reshurat më të mëdha janë shënuar në rrethinën e Prizrenit.
Sipas disa fotove dhe videove që kanë dërguar disa qytetarë në adresë të redaksisë shihet se breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke thyer xhama të makinave dhe në bujqësi.
Për momentin ende nuk dihet sa do të jenë dëmet që ka shkaktuar breshëri.
Ndërkaq, Instituti Meterologjik, Meteo e edhe Prishtina Weather kanë paralajmëruar një mot jo stabil gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë.
Kosovë-Shqipëri Breshër në formën e koronavirusit në Kosovë, thyen xhamat e veturave (Foto)