Shaban Saliu kandidat për kryetar të Shuto Orizares

Kryetari i Forcave Demokratike të Romëve (FDR) dhe Ministër pa Portofol, Shaban Saliu, mbrëmë promovoi kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Shuto Orizarës.

“Qëndroj këtu para jush i mbushur me krenari dhe mirënjohje. Shuto Orizare është e vetmja komunë në botë e udhëhequr nga komuniteti rom, një vend ku çdo gur pëshpërit histori për historinë. Sot po marrim së bashku një vendim për të ardhmen tonë, për qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme të komunës sonë”, tha Saliu në fjalimin e tij para banorëve të Shuto Orizarës.

Në fjalimin e tij, ai prezantoi vizionin dhe programin e tij politik për një komunë moderne, funksionale dhe dinjitoze.