Këshilli Gjyqësor vendos sot se si do të punojë gjatë periudhës zgjedhore

Këshilli Gjyqësor i RMV-së sot do ta mbajë seancën e 528-të, në të cilën siç është paralajmëruar duhet të shqyrtohet çështja për mënyrën e veprimit të Këshillit, gjatë procesit zgjedhor.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski në fillim të muajit në një deklaratë për mediat paralajmëroi se Këshilli Gjyqësor do të marrë një vendim në seancën e parë të radhës se si do të veprojë dhe punojë në periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve, duke treguar se po zhvillohen diskutime nëse Këshilli duhet ta ndërpresë plotësisht punën e tij apo nëse mund të vazhdojë me disa faza të procedurave ndërsa zgjedhja të jetë vetëm pasi të kenë mbaruar zgjedhjet.

“Ende po bisedojmë me kolegët tanë dhe në seancën e parë të ardhshme do të marrim edhe vendim adekuat, nëse do të veprojmë, ç’farë do të veprojmë, në cilën fazë të lëndëve do të veprojmë. Ne jemi të kujdesshëm që të mos e vëmë në pikëpyetje punën tonë ose, Zoti na ruajt, të mos na lidhin me ndonjë zhvillim politik që po ndodh aktualisht, sepse, siç e dini, ka zgjedhje dhe ekziston një rrezik i madh që çdo vendim i yni të interpretohet në atë mënyrë”, tha Kambovski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, pas deklaratës solemne para Këshillit Gjyqësor të gjashtë gjyqtarëve të sapozgjedhur në Gjykatën e Apelit të Shkupit.

Këshilli Gjyqësor, sipas Kambovskit, dëshiron që periudhën e zgjedhjeve ta shfrytëzojë për një mini reformë të brendshme në aspektin e ndryshimeve të rregullores për vlerësimin e gjyqtarëve, si dhe për konfirmim të procedurës për emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

Në rend dite të seancës së 528-të të Këshillit Gjyqësor, janë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raporteve trejavëshe për punën e gjyqtarëve (prill-qershor 2025) dhe debati për ankesat dhe lëvdatat e dorëzuara nga qytetarët dhe personat juridik për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.