E reja me trotinet goditet nga vetura në veri të Mitrovicës

Një femër e cila po lëvizte me trotinet, është goditur nga një veturë, pasditen e djeshme në veri të Mitrovicës.

Siç bënë të ditur policia, kosovari dyshohet se e goditi atë nga pakujdesia, duke i shkaktuar të njëjtës lëndime.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit, rasti kalon në procedurë të rregullt.