Njësitë policore, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion të koordinuar ndaj një operatori ekonomik – një poligon armësh – nën dyshimin e bazuar për keqpërdorim të lejes për shitjen e armëve dhe shkelje të ligjit për armët, duke përfshirë shitje të mundshme ilegale.
Gjatë kontrollit të realizuar në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar disa prova materiale që mund të përforcojnë dyshimet për veprimtari të paligjshme.
“14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.