Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy nga destinacionet më të njohura të turizmit natyror në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor, ju uroj ditë të mbarë”, shkroi Rama në postim, duke e shoqëruar me fotografi nga zona.
Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës janë kthyer në simbole të turizmit të Shqipërisë, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj përmes natyrës së paprekur, udhëtimeve me varka dhe mikpritjes tradicionale.
Postimi i kryeministrit vjen në kuadër të promovimit të vazhdueshëm të potencialit turistik të Shqipërisë.