Sot janë bërë tri javë nga vrasja e trefishtë në Komunën e Gjilanit.Lidhur me këtë vrasje, si të dyshuar po kërkohen Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra.
Policia i ka shpallur në kërkim por ata gjenden ende në arrati, teksa nuk kanë arritur ende të kapen.Por, si po shkojnë kërkimet e Policisë në kapjen e tyre?
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, thotë për Gazeta Blic se po punohet intensivisht që të dyshurit të kapen.“Po punohet intensivisht për lokalizimin e të dyshuarve. Në momentin që ka ndonjë zhvillim lidhur me rastin, menjëherë do t’ju njoftojmë”, deklaron Hashani për Gazeta Blic.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për arrestimin e tre të dyshuarve./Gazeta Blic/
Kosovë-Shqipëri Tri javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në...