Një grua nga Velesi u mashtrua për një shumë prej 2.700 euro nga një person i panjohur

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njotojnë se një pensioniste nga Velesi ka denoncuar se më 27 gusht kishte marrë një thirrje në numrin e saj të telefonit fiks nga një peson i panjohur i cili e ka informuar se vajza e saj dyshohej për një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë katërvjeçar, transmeton TV21.

“Më 29.08.2025, në SPB Shkup, D.G. (88) nga Veles ka denoncuar se më 27.08.2025 rreth orës 10:00 kishte marrë një thirrje në numrin e saj të telefonit fiks nga një person mashkull i panjohur, i cili e informoi se vajza e saj dyshohej për një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë katërvjeçar dhe se, nëse dëshironte ta shpëtonte nga një dënim i gjatë burgimi, duhej t’i jepte 50.000 euro. Pasi personi që e kontaktoi kuptoi se ajo nuk kishte shumën e kërkuar, por rreth 2.700 euro, i dha “udhëzime” që paratë t’i dorëzonte në Shkup, pranë Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”, gjë që ajo e bëri. Rreth orës 11:50, denoncuesja arriti në oborrin e spitalit dhe, sipas udhëzimeve, vendosi çantën me paratë në një nga koshat e plehrave, më pas u kthye me autobus në Veles. Po punohet për zbardhjen e rastit”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.