Trump: Shpresojmë që çështja e Gazës të zgjidhet shumë shpejt

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur në lidhje me çështjen e Gazës dhe asaj se a është afër përfundimi i luftës atje.

Ai u shpreh se nuk ka asgjë përfundimtare, por tha se shpreson që kjo do të zgjidhjet së shpejti, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka asgjë përfundimtare, por shpresojmë që do të zgjidhim gjërat shumë shpejt në lidhje me Gazën dhe gjithashtu me Ukrainën dhe Rusinë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, dje presidenti amerikan tha se lufta e Izraelit në Gaza mund të ketë një përfundim brenda disa javësh, ku zemërimi u rrit për shkak të sulmeve në spitalin Nasser.