Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare Tabanoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 10-15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi.
Për shkak të një zjarri në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.